Tragjedia në Bullgari/ Drejtori i policisë: 50 pasagjerët në autobus, me origjinë shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 10:27
Drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev deklaroi se dy shoferët e autobusit të përfshirë nga flakët në autostradën në perëndim të Bullgarisë janë me shtetësi maeqdonase ndërsa pasagjerët ishin shqiptarë.
Informacionet paraprake treguan se 52 persona po udhëtonin me autobus përfshirë dy drejtuesit me kombësi maqedonae dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare” tha ai.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi autobusi ku udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.
