Mes viktimave të tragjedisë në Bullgari edhe 2 motrat adoleshente shqiptare

Mes  viktimave të tragjedisë në Bullgari  edhe 2 motrat
Në foto njëra nga motrat shqiptare, Anesa Muhaxheri

Dy  motrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Anesa Muhaxheri 17 vjeç dhe Erda Muhaxheri 15 vjeç, bëjnë pjesë në listën e 46 viktimave të aksidentit tragjik në Sofje të Bullgarisë, ku autobusi në të cilin udhëtonin 53 pasagjerë u shkrumbua nga flakët.

Lajmi e ka konfirmuar dhe  "Shoqata Edukative Parimi", që Anisa frekuentonte.

"Shoqatat Edukative Parimi" në një njoftim teksa ngushëllon familjarët e të gjithë viktimave, ka ngushëlluar konkretisht familjen e nxënëses Anisa Muhaxheri, e cila ishte në autobus bashkë me motrën, Erda Muhaxheri.

"Shoqata Edukative “Parimi” shpreh ngushëllime për të gjithë viktimat e sotme të përfshirë në aksidentin tragjik  në Bullgari.

 E veçmas ngushëllim shprehim për prindërit e nxënësve tona Anesa Muhaxheri, që ishin bashkë me motrën e saj, e që humbën jetën në këtë aksidentin tragjik. Zoti i Madh ua shtoftë sabrin familjarëve dhe të gjithë viktimat i gradoftë me Xhennet. “Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”!"