Krijohet çamçakëzi që redukton transmetimin e Covid-19 përmes pështymës

Studiuesit krijuan një çamçakëz eksperimental që përmban një proteinë që “vë në kurth” kryesisht grimcat e koronavirusit dhe mund të zvogëlojë sasinë e virusit në pështymë dhe kështu të ndihmojë në kufizimin e transmetimit, veçanërisht kur një person flet ose kollitet.

Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë, të udhëhequr nga profesori Henry Daniel, i cili bëri njoftimin e botuar në revistën mjekësore "Molecular Therapy" kryen eksperimente laboratorike me mostrat e pështymës dhe nazofaringut të njerëzve të infektuar nga koronavirusi.

Proteina ACE2 është e pranishme në sipërfaqen e qelizës dhe virusi e përdor atë si një " portë " për të hyrë dhe për t'i infektuar.

Në këtë mënyrë, ngarkesa virale në mostra u ul me më shumë se 95%.

Studiuesit arritën në përfundimin se "përtypja e çamçakëzit me proteinat që kapin virusin , ofron një strategji të përgjithshme të lirë për të mbrojtur pacientët nga shumica e infeksioneve virale orale duke reduktuar ngarkesën virale ose duke minimizuar transmetimin e saj te të tjerët."