Djegia e autobusit, policia maqedonase rrethon zyrën e kompanisë së shqiptarëve, mblidhen dhe familjarë të viktimave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 09:50
Policia maqedonase ka rrethuar zyrën e Besa Transit, kompania pronare e autobusit që u dogj në orët e para të mëngjesit të 23 nentorit në autostradën e Strumës.
Nga aksidenti humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë u plagosën.
Zyra e Besa Transit është mbyllur dhe pritet të vijë përfaqësuesi i saj.
Kompania është në pronësi të shqiptarëve. Në vendngjarje është dërguar dhe një hetues.
Para zyrës janë mbledhur dhe të afërm të viktimave.




