Tokat djerr e stallat bosh, të rinjtë ikin nga Kukësi
Përballë fenomenit të largimit masiv të të rinjve dhe mungesës së mbështetjes nga shteti, blegtoria në Kukës ka rënë në nivele kritike. Vit pas viti tokat djerrë po shtohen, ndërsa blegtorët po boshatisin stallat.
Të rinjtë çdo ditë e më shumë po i braktisin fshatrat e Kukësit, e prindërit po heqin dorë nga bujqësia e blegtoria.
"Vetëm të ikim, s'ka rrugë tjetër."
Të dielën ata zbrisnin në treg për të shitur e blerë bagëti.
Tregu ndër më të mëdhenjtë në veri prej pak vitesh ka gjithmonë e pak shitës.
Blegtorët thonë se po heqin dorë nga mbarështimi i gjedhëve.
"S'ka lekë mileti, kushte nuk ka për t'i mbajtur."
"Dobët shumë, s'kanë lekë."
"Me pakicë shumë, nuk ka lekë."
Mungesa e vëmendjes shtetërore dhe ikja e të rinjve janë mes arsyeve qe japin
"Nuk të ndihmon askush, nuk kemi kushte. Shteti nuk të ndihmon."
Ata që dalin të blejnë janë të paktë.
"Sot kemi ardhur të blejmë dhe më shumë të shohim pazarin. Nuk ka asnjë lloj aktiviteti."
Edhe për shkak të pozitës gjeografike, Blegtoria ka qenë prioritare në Qarkun e Kukësit, por duket se nuk do të jetë e largët dita kur në fshatra do të shihen vetëm toka djerrë e stalla bosh.
