Vetingu, në dhjetor përgjigjja nga Venecia. Prokurorët e SPAK me mandat të pakufiuzar, Balla: Pse jo!

Kërkesa e prokurorëve të SPAK për ta bërë mandatin e tyre të përjetshëm ka gjetur përkrahjen e mazhorancës.

Por ashtu si Ministri i Drejtësisë, edhe kreu i grupit të PS-së Taulant Balla shprehet se Kuvendi nuk duhet të nxitojë për ta sjellë këtë nismë, e cila duhet të ndryshojë sërish Kushtetutën.

Taulant Balla: Të mos harrojmë që bëhet fjalë për ndryshim kushtetutes. Dhe ndryshimet kanë një procedurë tejet të veçantë. Nuk ka një depozitim me firma deputetësh që janë i vetmi instrument që fusin këtë nismë në proecdurë. Dhe koha në dispozicion është e mjaftueshme. Asnjë prej anëtarëve të  SPAK nuk është në fund të mandatit të tij por në fillim. Do kemi kohë do ta diskutojmë jo si kryetar grupi por si deputet. Mendoj që është një çështje që meriton të vlerësohet duke nisur nga ecuria e deritanishme dhe pse jo të mos mbështetet por nuk dua të ndërhyj pasi nuk ka nismë dhe nuk ka hyrë si procedurë parlamentare.

Derisa PS të gjejë votat e PD-së për ta ndryshuar sërish Kushtetutën, kërkesa e prokurorëve do të mbetet në sirtaret e Kuvendit.

Taulant Balla: Kjo është çështje që i takon Këshillit të Legjislacionit, Komisionit të ligjeve madje dhe Komisionit të Venecias që është thirrur për të dhënë një opinion urgjent dhe Komisioni i Venecias e ka parashikuar në ditë te para të dhjetorit. Le të prevalojë nevoja për të çuar përpara një nevojë që nuk është parashikuar 5 vite më parë por sot ishte domosdoshmëri.

Socialistët po presin opinionin e Komisionit të Venecias që t’u vijë në ndihmë për të bindur demokratët që të japin votën pro për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Taulant Balla: Komisioni i Venecias e ka parashikuar në ditët e para të dhjetorit.

Por deri sa të merret një vendim për drejtësinë, socialistët kanë vendosur të votojnë të enjten buxhetin e vitit 2022  së bashku me paketën fiskale, pavarësisht kritikave si nga opozita ashtu edhe nga zërat brenda partisë.

Taulant Balla: Erjoni është një kolegu im shumë i vjetër me të cilin diskutojmë çdo ditë por në fund btyë fundit këto janë çështje të vendimmarrjes së përbashkët politike.