SPAK i kërkon gjykatës pushimin e padisë ndaj Dvoranit, Meta thërret konferencë për medien

Presidenti Ilir Meta thirri gazetarët në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.

Kjo konferencë vjen pak pasi SPAK ka arritur në përfundimin se padia e presidentit Ilir Meta ndaj ish kreut të KED Ardian Dvorani nuk qëndron.

Organi i akuzës ka vendosur pushimin e hetimeve dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë për ligjerimin e vendimit.

Konferenca do te mbahet sot në ora 17:30 në ambientet e Institucionit të Presidentit.