Shikoni fitoren e parë të Contes në Premier League, Tottenham përmbys Leeds
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2021, 19:25
Efekti Conte po nis të ndihet te Tottenham me Spursat që treguan një ndeshje me karakter në shtëpi duke përmbysur një rezultat që ndoshta më pare pa italianin në stol nuk do ta arrinin.
Në sfidën ndaj Leeds United të Bielsas, Tottenhami e nisi keq takimin teksa miqtë po dominonin me lojë dhe shënuan në 44’ me Daniel James.
Pjesa e dytë është më e mirë për skuadrën e Contes që fillimisht barazon rezultatin Hjojbjerg në 58’ dhe në 69’ falë mbrojtësit Reguilion që shënon përmbys gjithçka me Conten të ekzaltuar.
Me këtë sukses shumë të rëndësishëm, Tottenham i afrohet zonës Champions teksa është vetëm 4 pikë larg./Ora News/.
