Video/ “Dopietë” me VAR, Juventusi mposht Lazion në “Olimpico”

Juventusi merr më të mirën në një ndeshje të vështirë ndaj Lazios. Në “Olimpico”, bardhezinjtë i falen vendimeve të arbitrimit ose më mirë teknologjisë që në dy raste dha vendime për Juventusin që me dy penalltitë e fituara dhe me një ekzekutues perfekt si Bonucci arriti të fitonte 2-0 në këtë transfertë.

Lazio me Hysajn në fushë dhe Strakoshën në stol, krijoi raste mbajti më shumë topin por nuk ishte shumë konkrete.

Me këtë humbje lejon Juventusin t’i barazojë me pike dhe me Allegrin tani që mund të synojë edhe zonën Champions e pse jo nëse vazhdon kështu edhe një mrekulli drejt titullit./Ora News/