Video/ Man. United humbet 4-1 me Watford, Solskjaer i destinuar të shkarkohet
Një humbje e turpshme, një situate e rëndë te Man. United. Ekipi që shpenzoi miliona këtë vertë për të kompletuar ekipin tashmë është në krizë të thellë dhe sot ndoshta ishte ndeshja e fundit e Solskjaer në krye të “Djajve të Kuq”. Humbja 4-1 me Watford është e patolerueshme për një ekip si Man, United kur sot pritej të reagonte por u mund sërish.
Një humbjeje të tillë nuk ka analizë që mund t’i bëhet teksa golat u shënuan nga King dhe Sarr në pjesën e parë ndërsa Van De Beek shkurtoi diferencën në 50’.
Gjithsesi skuadra e Ranierit arriti të shënonte 2 herë të tjera me Pedro dhe Dennis në minutat shtesë duke fundosur Man. United dhe Solskjaer bashkë me ta.
Në sfidat e tjera, Armando Broja luajti si zëvendësues te Southampton dhe futja e tij në pjesën e dytë nuk e shpëtoi ekipin nga humbja 2-1 me Norwich.
Aston Villa mundi 2-0 Brighton teksa barazime spektakolare ishin ato në Burnley-C. Palace dhe Newcastle-Brentford./Ora News/.
