Video/ Klopp e Arteta zihen në fushë, Liverpool shkatërron 4-0 Arsenalin

Padyshim që Liverpool është skuadra më në formë sot në Premier League edhe pse Chelsea fiton por me lojën që po tregon dhe golat që shënon, “The Reds” tregojnë që janë rivalët për t’u thyer.

Sot djemtë e Klopp dhanë një përgjigje të fortë teksa mposhtën Arsenalin me rezultatin e thellë 4-0, topçinjtë të cilët nuk humbisnin prej 10 ndeshjesh dhe po tregonin një formë të mirë gjithashtu.

Mane hapi serine e golave në 39’ ndërsa në pjesën e dytë ishin të papërmbajtur kur realizuan edhe 3 herë të tjera me Jota në 52’, Salah në 73’ dhe Minamino në 77’.

Për t’u theksuar një sherr disi i ashpër mes dy trajnerëve në pjesën e parë ndërsa në fund as nuk dhanë dorën por u përshëndetën formalisht mes tyre./Ora News/.