Mbappe dhe Messi japin spektakël te PSG, shikoni golat ndaj Nantes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 19:10
Edhe nëse një moment mund të jesh në vështirës, fakti që key je në skuadër të kalibrit Mbappe dhe Messi, mund të zgjidhet ndeshja për pak minuta.
Kështu ndodhi në “Parc de Princes” ku PSG vuajti ndaj Nantes në disa momente madje edhe me një lojtar më pak rrezikoi shumë por më pas yjet nxorrën talentin në pah.
Mbappe që në minutën e 2’ i dha avantazhin ekipit të Pochettinos dhe loja po zhvillohej e qetë deri kur në 65’, Keylor Navas bën një dalje të gabuar që e nxjerr me të kuq.
Nantes me Muani arriti të barazonte në 75’ duke vënë në vështirësi parizienët por me pak fat ata dolën sërish në avantazh me një autogol i Appiah dhe në 87’ ishte Messi që me një perlë vulosi fitoren 3-1./Ora News/.
