Video/ Guardiola i afrohet kreut, Man. City dominon 3-0 Everton

Man. City nuk e diskutoi fitoren në “Etihad”, të dytën radhazi madje me një dominim të frikshëm ndaj Evertonit.

77% mbajtja e topit, 17 gjuajtje në kuadrat e në fakt vetëm 3 gola të shënuar për “Citizens” që meritonin ndoshta të paktën edhe 3 gola të tjerë.

Gjithsesi Rahem Sterling shënoi i pari në fund të 45 minutave të para ndërsa menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë realizoi mesfushori Rodri.

Të pakta ishin rastet për miqtë ndërsa në minutën e 86’ edhe Bernardo Silva shënoi golin e tretë duke i vënë kapak fitores.

Me këtë sukses, Man. City bëhet force e dytë në Premier League ndërsa nuk ka më dyshime se Chelsea, Man. City dhe Liverpool do të luajnë shanset për titull këtë vit./Ora News/.