Video/ Real Madridi argëtohet ndaj Granadas, fiton me “poker” për kreun
Në pritje të Sociedadit në mbrëmje, Real Madrid bën detyrën duke fituar dhe duke argëtuar me goleadë.
Në transfertën me Granadan, skuadra e Ancelottit shkëlqeu në fushë edhe pse nuk shënoi i përhershmi Benzemza teksa protagonistë ishin Kroos me asiste dhe Vinicius.
Që në minutën e 19’, Asensio arriti të shënonte për “los blancos” ndërkohë që në 25’ miqtë dyfishuan rezultatin me mbrojtësin Nacho që u dha qetësi lojtarëve.
Gjithsesi Granada rihapi ndeshjen në 34’ me Luis Suarez por nuk mundi të bënte më shumë.
Pjesa e dytë ishte sërish më mirë për Realin që gjeti golin me brazilianin Vinicius dhe në 76’ vulosi rezultatin me mbrojtësin Mendy.
Kjo fitore e rëndësishme që vjen dhe si përgjigje ndaj Atleticos dhe Barçës, e çon ekipin e Ancelottit në krye por gjithmonë në pritje të Sociedad në mbrëmje./Ora News/.
