Video/ Chelsea vijon marshimin në krye, dominon 3-0 Leicester në shtëpi

Chelsea dha një provë force në Premier League ndaj Leicester City duke fituar në fushën e këtyre të fundit me rezultatin e pastër 3-0.
 
Ajo që ra në sy ishte konkretizimi i ekipit të Tuchel që çoi në rrjet rastet e shënimit që nuk ishin shumë dhe po ta mendosh që Werner nuk ishte dhe Lukaku ende i dëmtuar.
 
Fillimisht ishte Rudiger që i dha avantazhin miqve në 14' teksa në 28' një gol spektakolar i Kante dyfishoi rezultatin. Leicester nuk krijon dot edhe për meritë të Chelseat teksa në pjesën e dytë, Pulisiç vulosi rezultatin 3-0.
 
Me këtë fitore, Chelsea siguron vendin e parë i vetëm ndërsa Leicester është larg formës së dy viteve më parë./Ora News/.