Vllaznia mbyll fazën e parë me goleadë, mposht 3-1 Kastriotin në “Loro Boriçi”

Pas tre javësh me dy humbje dhe një barazim, Vllaznia rikthehet të shkëlqejë në fushë. Në ndeshjen e fundit të fazes së parë të Superiore, kuqeblutë dominuan Kastriotin në shtëpi duke vijuar me goleadën që arritën edhe në Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia që në fillim tregoi se dëshironte të fitonte me çdo kusht dhe në minutën e 10’ me Aralican, lojtarin më në formë të ekipit gjetën avantazhin.

Nuk ndalen me kaq pasi në 19’ skuadra e Brdariç dyfishon edhe rezultatin me Hoxhajn çka duket se vulos fitoren por jo rezultatin.

Në pjesën e dytë ka vend për gola të tjerë ndërkohë që lojën gjithmonë e komandon Vllaznia dhe në 57’ sërish Hoxhaj shënoi për vendasit.

Në 77’ ishte Ajazi që realizoi golin e nderit për krutanët me ndeshjen që u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë që shkon për momentin në vendin e tretë me 13 pikë./Ora News/.