Xavi i falet shtyllave në debutim, Barcelona fiton me vuajtje derbin (Video)
Një debutim shumë pozitiv në rezultat por me shumë fat në lojë për Xavi Hernandez. Trajneri i ri i Barcelonës e nisi në mënyrën më të mirë aventurën duke fituar në derbin me Espanyol me rezultatin minimal 1-0 por për të qenë të drejtë në vlerësim, miqtë meritonin shumë më shumë.
Për Espanyol mungonte lojtari shqiptar, Keidi Bare i dëmtuar me kombëtaren teksa katalanasit e drejtuar nga ish mesfushori nisën të bënin lojën e të krijonin. Në pjesën e parë Barça ishte shumë më mirë dhe krijoi raste dhe vetëm në 48’ gjeti golin me Depay me penallti por më pas ritmi i tyre ra dhe Espanyoli bëri gjithçka.
Dy shtylla, raste flagrante të humbura për miqtë që mund të qajnë pasaktësinë e tyre dhe në fund është Xavi që festoon por ka shumë punë për të bërë./Ora News/.
