Korça në sensibilizim për aksidentet rrugore, në 10 muaj 49 të tillë, 20% e rasteve shkak këmbësorët
Në një takim sensibilizues Sektori i Policisë Rrugore ka bërë me dije se në qarkun e Korçës vetëm rastet e këmbësorëve të përfshirë në aksidente zënë 20 % të rasteve duke e konsideruar këtë si një fakt shqetësues.
Nga ana tjetër kryekomisari Lefter Hysi shef i sektorit të Policisë rrugore në DVP Korçë është shprehur se janë evidentuar me saktësi të gjitha “njollat e zeza” dhe janë pikërisht këto akse ku do të përqendrohet plotësimi dhe përmirësimi i planit të operimit të shërbimeve në terren.
Sipas të dhënave gjatë këtij 10 mujori kanë ndodhur 49 aksidente nga të cilat 8 me pasojë vdekje.
Aktiviteti i sotëm u zhvillua në kuadër të ditës botërore të viktimave nga aksidentet rrugore.
Të përfshirë kanë qenë nxënësit e shkollës “Pandeli Cale” të cilët kanë shpërndarë fletë palosje me qëllim sensibilizimin e drejtuesit të mjeteve.
Krahas sensibilizimit sektori i qarkullimit ka ndaluar në shenjë respekti për 1 minut lëvizjen e mjeteve në njërën prej "njollave të zeza" të Korccës, në kryqëzimin e fshatit Plasë aty ku kanë improvizuar një vendngjarje aksidenti.

