Pilku: Ku do të merren paratë për strategjinë kombëtare të ujitjes me 130 mijë hektarë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2021, 22:58
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ilir Pilku ekspert agro-biznesi u shpreh se strategjia kombëtare e ujitjes të hartuar nga Banka Botërore dhe ministria e Bujqësisë ka një shtesë 130 mijë hektarë.
Ai shtoi se ku do të merren këto para nga ata që e kanë hartuar këtë buxhet dhe strategji.
Pilku: Ke planin kombëtar të ujitjes, strategjinë kombëtare të ujitjes të hartuar nga Banka Botërore dhe ministria e Bujqësisë që kanë shtesë 130 mijë hektarë, baraz me 644 milionë dollarë.
Por ata që hartuar buxhetin a e morën këtë vlerë parasysh apo do të merren nga Banka Botërore?
