Rrapaj: Tërmeti dhe pandemi e goditën rëndë bujqësinë, qeveria me VKM i uli 500 mln lekë

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Agim Rrapaj kreu i këshillit të agro-biznesit shqiptar u shpreh se fermerët morën një goditje të papritur dhe jashtë çdolloj parashikimi me pandeminë dhe tërmetin.

Ai shtoi se pas tërmetit bujqësisë iu ulën 500 milionë lekë me një VKM kur në fakt duhet të ishin shtuar.

Rrapaj: Fermerët morën një goditje të papritur dhe jashtë çdolloj parashikimi që mund të kishim. Kjo është një situatë e paprecedentë. Erdhi tërmeti dhe bujqësisë iu ulën 500 milionë lekë me një VKM kur në fakt duhet të ishin shtuar.

Po ashtu erdhi pandemia dhe nuk patëm asnjë shtesë. Pandemia rëndoi aq shumë tek fermerët, por asnjë nuk mendoi se si do të rikuperohet një gjë e tillë. Ekonomia pati një rritje 17% dhe bujqësia pati një rritje vetëm 2%. Po ashtu erdhën përmbytjet dhe nuk pati mbështetje.