Veliaj, tendera pa garë, dy procedurat me vlerë 200 milionë lekë në Bashkinë e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar së fundi dy procedura tenderimi me vlerë 200 milionë lekë, pa garë të mirëfilltë mes operatorëve. Në procedurën e parë për blerje tubacionesh konkurentët e tjerë u skualifikuan për një element të vetëm, duke lënë në garë vetëm fituesin. Në tenderin e dytë për blerjen e disqeve për asfalt tre konkurentët u skualifikuan për shkak të afateve duke sjellë automatikisht përcaktimin e fituesit. 

Dy tendera që kapin një kosto për buxhetin prej rreth 200 milionë lekësh, ku nuk përfshihet TVSh, janë zhvilluar pa garë në bashkinë e Tiranës.

Çuditërisht sipas dokumenteve zyrtare për ofertën kanë paraqitur interes 3 dhe pesë operatorë, por në të dy rastet janë skualifikuar pjesëmarrësit me një argument të çuditshëm.

Prokurimi i parë ka të bëjë me blerje të tubave të brinjëzuar me një fond të Bashkisë prej 12 milionë lekësh.

Një pjesëmarrës për të kryer punimet ka kërkuar 9 milionë e dyqindmijë lekë, një tjetër 10 milionë dhe i treti 11 milionë e 456 mijë lekë.

Për shkak se dy kompanitë me vlerë më të ulët u skualifikuan, fitoi Ligus me çmimin më të lartë.

Sipas argumentit pjesëmarrësit nuk kanë paraqitur nga një mostër për të gjithë mallrat.

E njëjta situatë paraqitet dhe për blerje të disqeve për asfalt ku Bashkia do të shpenzonte 1 milionë lekë

Në 5 pjesëmarrës Ligus renditet i dyti për çmimin më të shtrenjtë, me 997 mijë lekë.

Ndërsa më i liri shkon në 766 mijë lekë. Por tre kompani të larguara nga gara u përjashtuan sërish pasi nuk kishin paraqitur monstrat në kohën e duhur.

Sipas prokurimeve publike, tenderat janë hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe e ndriçimit në Tiranë.

Në fakt këto janë procedurat e radhës ku konstatohet sërish mungesë gare.