Veliaj "refuzon" drejtësinë
Dështon seanca e radhës në gjykatë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i kallëzuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Avokatja, Adriana Kalaja, theksoi se edhe pse Veliaj kishte firmosur dokumentin e gjykatës se ishte vënë në dijeni për këtë seancë ai sërish nuk është paraqitur.
"Ka frikë të përballet me drejtësinë, nuk respekton institucionet dhe ligjin dhe mbi të gjitha nuk respekton institucionin e gjykatës. Jemi në seancën e parë, seanca e pajtimit. Kishte vendosur të firmosë njoftimin por në seancën e sotme sikundër di ai vetëm të falsifikojë, të gënjejë dhe mashtrojë, rastësisht kishin bërë një gabim në prokurën e mbrojtësve të tij dhe në këtë mënyrë gjykata nuk e legjimoi palën mbrojtëse duke shtyrë seanën. Veliaj e di që nuk na lodh fare ardhja në dyert e drejtësisë."

