Cilit polic i theu krahun? Klevis Balliu: Në fillim ishte Karafil, sot u bë Xhamadan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është paraqitur në seancën e radhës ndaj tij në lidhje me përplasjen me forcat e policisë gjatë protestave të zhvilluara te Unaza e Re.

Balliu tha se e kanë akuzuar për thyerjen e krahut të një efektivi të policisë por në seancën e fundit ka rezultuar se identiteti i efektivit është tjetër nga ai që është thënë fillimisht.

Balliu: Demokratët, banorët e Unazës, protestuesit, me qeverinë përplasen nëpër gjyqe dhe sheshe dhe jo në sallën e parlamentit ku bëjnë si Chihuahua për të treguar se gjasmë paska dhe ka opozitë. Ata që kanë luftuar, luftojnë dhe vazhdojnë të luftojnë përplasen nëpër gjykata me qeverinë dhe regjimin e Edi Ramës. Në dy vite keni dëgjuar që një polic me emrin Klevis Karafilaj kishte deklaruar se unë i kam nxjerrë krahun.

Sot nga hiçi del që nuk qenka ai por kishin sjellë një Xhamadan, Xhaman se nuk e njoh. Sipas tij gjatë kohës që kam nxjerrë kokën jashtë furgonit të policisë i është thyer krahu se ka pasur dorën poshtë trupit tim. E vërteta është kjo. Arsyeja pse unë dola është se revolta e qytetarëve në atë zonë solli thyerjen e xhamit të furgonit të poicisë. Për ti ndaluar nxora trupin për tu treguar dhe policisë që mos të goditeshin dhe banorëve që të qetësohej situata.