Pasi rrëmbeu dhe groposi fëmijën, 38-vjeçari doli duke pyetur: Erdhi djali në shtëpi?

Ora News, ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen horror në fshatin Grecalli, Fier, ku trupi i pajetë i 8-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit.

Ndërkohë mësohet se 38-vjeçari i identifikuar si Klodian Çalamani pasi e ka rrëmbyer të miturin ka dalë duke pyetur vazhdimisht nëse 8-vjeçari ishte kthyer në banesë apo jo.

Mësohet se ai ka dalë në rrugë në gjendje të dehur, ndërsa ka pyetur vazhdimisht me pyetjet; ‘A e keni gjetur djalin?’, ‘A erdhi djali në shtëpi?’.

Fqinjët e panë për herë të fundit të miturin duke u futur në banesën e Çalamanit ku nuk doli më i gjallë.