Berisha: Ish-kryetari Basha nuk bëri fushatë në Krujë se mori një ultimatum nga klani Rraja

Nga Fushë-Kruja ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipëria u shndërrua në protektorat të krimit dhe se Basha nuk kishte guxim të bënte fushatë në Krujë sepse mori një ultimatum nga klani Rraja.

Ai theksoi se Edi Rama shkelmonte votën demokrate në zgjedhje, ndërsa opozita dështoi në çdo aksion për faj të Bashës.

Berisha: Shqipëria u shndërrua në protektorat të krimit. Ish-kryetari nuk erdhi dot në Krujë për të bërë fushatë për kandidatin sepse mori një ultimatum nga klani Rraja. E njëjta gjë ndodhi në Elbasan dhe në qytetet e tjera. Ligjin e mori në dorë krimi, deri brenda parlamentit që ata të mërin tendera dhe koncesione.

Puna publike me taksat tuaja u rrit 8 herë, në raport me atë të kryer nga paratë e komisionit evropian. 15 herë janë rritur tenderat sekretë ku përfitonin klanet qeveritare. Në kundërshtim të çdo ligji, baxhanaku i kreut të Meduzës.