Ndryshon fati i gjyqtarit të Vlorës, Sokol Ngresi mund ta kalojë vettingun, çështja e tij ishte në KPA
Gjyqtari i Vlorës Sokol Ngresi mund t’i shpëtojë procesit të vetingut. Kjo pasi ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë zbuluar falsifikim të dokumenteve me qëllim dëmtimin e Ngresit, çështja e të cilit ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Për rrjedhojë një ndërtues, i cili e ka denoncuar gjyqtarin, tashmë do të përballet me kallëzimin penal për falsifikim dokumentesh. Padia është ngritur nga vetë KPA, ndërsa më herët është denoncuar dhe nga vetë Ngresi.
Procesi i vettingut për gjyqtarin e Apelit të Vlorës Sokol Ngresi ka marrë rrjedhë tjetër. Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë zbuluar falsifikim të dokumenteve me qëllim dëmtimin e Ngresit, çështja e të cilit ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Një ndërtues i cili ka denoncuar gjyqtarin tashmë do të përballet me kallëzim penal për falsifikim dokumentesh.
Padia është ngritur nga vetë KPA ndërsa më herët është denoncuar dhe nga vetë Ngresi.
Pak ditë më parë Ngresi u përball me trupën për justifikimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti, për të cilin ndërtuesi kishte deklaruar se gjyqtari kishte firmosur kontratën dhe kishte nënshkruar tre mandate arkëtimi por edhe një deklaratë për revokimin kontratës si dhe një mandat pagese për kthimin e vlerës së paguar në vitin 2015.
Këto qëndrime janë konsideruar të pavërteta prej Ngresit. Për çështjen u ngrit një grup ekspertësh, të cilët kanë dalë në konkluzion se dokumentet janë të falsifikuara.
Megjithatë ndaj gjyqtarit janë paraqitur dhe tre denoncime të reja, por që nga Komisioneri u deklarua se nuk përbëjnë shkaqe për tu hetuar.
Në përfundim, Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të përgatisnin konkluzionet përfundimtare për t’i paraqitur më datën 16 nëntor.


