"Unaza e Madhe e të fortëve." Frikë për shembjen e shtëpive te Kodra e Priftit
Banorët e Lagjes “Kodra e Priftit”, në pjesën lindore të Qytetit të Tiranës prej disa muajsh janë vënë në dijeni të ndryshimin e projektit për ndërtimin e Unazës se Madhe, e cila do te prekë dhe shtëpitë e 40 familjeve të kësaj zone.
Në terren tashmë kanë filluar matjet.
Banorët, të shqëtesuar thonë se në kohën që kanë ndërtuar shtëpitë janë lajmëruar nga pushteti lokal, për vendin ku ishte parashikuar projekti që do të kalonte rruga dhe janë kujdesur të mos ndërtojnë aty.
“Gjatë kohës që kam bërë shtëpinë, kam pyetur. Ndërtova shtëpinë. As ciu as miu s’më bëri njeri” thotë një banore
“Kemi qenë në rregull me taksa e të gjitha, tani vijnë e prishin shtëpinë” Thotë një banor tjetër.
Ato kërkojnë zbatimin e projektit fillestar të Unazës, gjë që do të kursejë shkatërrimin e shumë shtëpive.
“Të kthejnë prapë ku ka qenë projekti I mëparshëm. Kur e bëmë shtëpinë ne nuk ka pasur projekt. Ju lutem ktheni kokën nga fukarenjtë. Ktheni rrugën nga ka qenë. Pse është një deputet e një vëllai deputeti e e kthen rrugën këtej?
Të më japë shtëpi për shtëpi. Për dy tre veta këtu të hamë ne të tjerët?! Thonë banorët.
Banorët e kësaj lagje janë të bindur se projekti ka ndryshuar për interesa të të fortëve pasi plani fillestar është miratuar që në kohën e Adil Çarçanit.