Në debatin vjehërr-nuse, anën e kujt duhet të mbajë djali? Qytetari: Gra ka sa të duash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 09:08
Në debatin vjehërr-nuse, anën e kujt duhet të mbajë djali?
Kjo ishte tema e Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora, me moderatore Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
Në fakt qytetarët u vunë në siklet kur iu bë pyetja, pasi e kishin të vështirë të shprehnin anën e kujt duhet të mbajnë.
Megjithatë, disa prej tyre thanë se do mbështesnin të dyja palët në varësi të situatave dhe se cila ka të drejtë.
Ndër të tjera një qytetar u shpreh se do mbante gjithmonë anën e nënës: "Mama nuk gjen, gra ka sa të duash. Gruan e dua brenda rregullave. Po nuk mbajti gjithçka në kurriz, ajo nuk është gruaja ime, le të heshti", u shpreh qytetari për mikrofonin e RTV Ora.

