Përplasjet e brendshme, Partia Demokratike mbledh për herë të parë Kryesinë, ja çfarë do të diskutohet

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e Partisë.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, me rend dite "Diskutime dhe vendimarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj".

Mbledhja e Kryesisë vjen në një kohë, kur ish-Kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë ka dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet më 11 Dhjetor. 

Poll

Njoftimi për mbledhjen

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi