Me 6 klandestinë në makinë nuk i ndalon policisë, arrestohet pas ndjekjes
Një tjetër i arrestuar në vijim të operacionit policor "Perimetri" për trafikun e klandestinëve.
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
"Pranë kryqëzimit të fshatit Kapshticë, Devoll, ky shtetas është konstatuar duke lëvizur me mjetin tip "Opel" dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rrugore për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi" njofton policia.
Unifirmat blu janë vënë në ndjekje të mjetit dhe bënë të mundur ndalimin e tij në fshatin Kurilë, Devoll dhe neutralizimin e shtetasit F. M., i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.