"E njoha në fushatë…", kujt ja besoi Rama shtypjen e butonit për tunelin në Llogara: Do sjellë turistë elitarë e zhvillim ekonomik

Ndërsa mori pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, kryeministri Rama tha se kjo vepër plotëson gjerdanin e të gjitha investimeve të bëra në zonën e Labërisë.

Rama: Kjo është një ditë e shënuar në ditën e punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjitha dekadave këtë zonë. Projekti ka qenë në sirtarë për 3 dekada ka qenë një nga premtimet e të gjithë atyre që kanë kaluar në fushatë në këto anë dhe ndryshe nga të tjerët siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha, ne zotimin  e kemi futur në rrugën e jetësimit.   Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e  zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi  një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut. Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu due afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur.

Rama tha se të gjitha këto investime do të sjellin turistë elitarë e që për banorët dhe bizneset e zonës do të përkthehet në më shumë të ardhura për ta.

Rama: Duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Nivica poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit, që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leskovikut, për të kaluar në Kolonjë, që po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën. Kjo do t’i japi mundësi turistëve dhe udhëtarëve, që në një kohë shumë të shkurtër të qarkullojnë në të gjithë këto territore që më parë ishte e pamundur, pasi duheshin shume ditë për t’u kaluar. Sot flet vete, rritja e menjëhershme e vlerës së pronës dhe tokës në të gjithë pjesën e brendshme, jo vetëm në bregdet. Flet vete për faktin se tani i gjithë ky zhvillim i ka hapur rrugën, një realiteti të ri për prodhimin bujqësor dhe blegtoral të zonës, që nuk do të jetë më një prodhim mbijetese. Ky realitet i ri është pak vite përpara nesh, për të parë një rritje të natyrshme të prodhimit, në bregdet dhe me thellë.Aktualisht është gati një investim fantastik në maje të Nivica, diçka e paimagjinuesme pak vite më parë, që ka pasur vetëm rrënoja. Sot kemi investim që është vetëm një dallëndyshe e parë i një zinxhiri qe sjell një investim të shtuar.Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia “populli po vuan për bukë”. Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta.

Shtypjen e butonit për këtë vepër të rëndësishme, Rama ka besoi një vajze të vogël që sipas tij është bërë simbol i kësaj vepre dhe e ka takuar për herë të parë në 2013 gjatë fushatës së PS.

Rama: Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët se jam shumë i fokusuar tek fundi dhe jo tek fillimi i punës, por meqë nuk është shirit por buton dhe se dikush duhet ta shtypë atë, unë kërkova që këtu të ishte bashkë me ne ajo vajza që u bë ikonë e këtij rrugëtimi, që e pata takuar për herë të parë në fushatën e vitit 2013. Më pas na ka shoqëruar në këtë rrugëtim dhe lutem që ta shtypë ajo butonin që ne ta konsiderojmë të nisur punë për këtë vepër kaq të rëndësishme.

"E njoha në fushatë…", kujt ja besoi Rama shtypjen e