Kamioni përplaset me autobusin në aksin Librazhd-Qafë Thanë, plagosen pasagjerët

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Urakë, ku një kamion  me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe A.L., 30 vjeç, banues në  Divjakë,  të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.