Në kërkim të punës për të mbijetuar, kryefamiljari: Me ndihmën ekonomike shtyjmë dy ditë pastaj shohim diellin

Në këtë dhomë jetojnë 5 persona të familjes Shaqiri. Edhe pse e gjitha është me lagështi kjo është e vetmja strehë e kësaj familje.

Afrim Shaqiri tregon se dëshira për të pasur një shtëpi të bukur siç kërkojnë fëmijët e tij është e madhe por mundësitë të pamjaftueshme.

"Kërkojnë ndonjë kostum të ri, thotë o babi më blej një biçikletë apo një telefon siç e ka shoku im. Ndihem shumë keq kur ata kërkojnë."

Më i vogli i shtëpisë është vetëm 1 vjeç e gjysmë dhe siç tregon dhe i ati qëndrimi në këtë shtëpi me lagështirë është shumë i dëshëm për të.

"Ka lagështi, në dimër është ftohtë dhe ftohen. Duhet me ble ilaçe pastaj."

Afrimi, kryefamiljari, tregon se nga shteti merr një ndihmë sociale prej 5 mijë lekësh që nuk i mjafton pothuajse për asgjë.

"50 mijë lekë asistencë sociale, kaq të ardhura. Dy ditë shkon me ato dhe shohim diellin pastaj".

Pamundësia ekonomike ka bërë që në shtëpinë e tij të mos ketë as ngrohëse pasi nuk ka me se paguan energjinë elektrike.

Afrimi kërkon ndihmë nga shteti pasi edhe pse figuron i papunë në institucionet përkatëse nuk i është ofruar asnjë ndihmë.

"Më kanë thënë që do të gjejmë punë por akoma jo, nuk është bërë.Të më ndihmojnë me punë, çfarëdo lloj gjëje. Të hapin sytë dhe këtej nga ne, të mos  na lënë kështu."

Familja është vendosur prej vitesh me qira në zonën e Kombinatit. Kryefamiljari çdo ditë jeton me shpresën që dikush do ta ndihmojë për ti ofruar dhe një punë stabël që mos të ketë probleme me pagesën e shtëpisë dhe të garantojë të paktën një jetesë minimale.