Përplasen me kamionin në aksin Durrës-Tiranë, plagosen shoferja e makinës dhe pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2021, 12:47
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:15 të mesditës së sotme në aksin Durrës-Tiranë, në vendin Rromanat.
Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip "Nisan" me drejtues shtetasen F. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.