Goditet rrjeti i klandestinëve, në krye një shqiptar dhe një sirian, sillnin shtetas nga Lindja e Mesme
Goditet një tjetër veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni i koduar “The Invitation” ka çuar në pranga 1 shtetas si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Ndërkohë janë proceduar penalisht 7 shtetas të tjerë të huaj.
Të arrestuarit janë Henri Lika 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi sirian Khalid Alnada 40 vjeç, banues në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në menyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proceduan penalisht dhe 7 shtetas të huaj, për veprën penale “ Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht shtetasit : A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
