Rama njofton nisjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë: Përshkohet për 7-10 minuta

Kryeministri Rama njoftoi sot nisjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Siç është bërë e ditur edhe më herët tuneli i Llogarasë do të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë.

Kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për 7-10 minuta, duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga Qafa e Llogarasë.

Kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.