"Do të vij të dorëzohem në Shqipëri?" Arben Kraja flet për Ora News: Rezart Taçi është i mirëpritur të japë sqarime
Biznesmeni Rezart Taçi prej ditës së djeshme është shpallur në kërkim pasi akuzohet si pjesë e grupit drejtues të pastrimit të parave në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Dje në një lidhe direkt për Ora News, biznesmeni Rezart Taçi, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Ora Neës tha se do të vetëdorëzohej ndërsa akuzën ndaj tij e quajti sulmin e 15-të që I bëhet.
Ora News ka kontaktuar me kreun e SPAK Arben Kraja për të marrë një reagim lidhur me këtë deklaratë.
“Nëse do të vetëdorëzohet është i mirëpritur të vijë në organet e drejtësisë për të dhënë sqarime lidhur me atë çfarë pretendon”
Nuk dihet nëse realisht e ka pasur të vërtetë vetëdorëzimin, por nesër është caktuar në gjykatën e Posaçme vlerësimi i masës së sigurisë ku Taçi mund të vijë të paraqitet për të dhënë pretendimet e tij.
Prokuroria nga ana e saj nesër pritet të kërkojë arrest me burg edhe për kunatin dhe truprojen e Rezart Taçit të cilët tashmë ndodhen të arrestuar.
Ai vetë deklaroi se ndodhet në Itali dhe se ishte gati të vinte në Shqipëri pasi besonte tek drejtësia.
Sipas SPAK, Biznesmeni Rezart Taçi, rezulton të jetë përfshirë në një skemë komplekse financiare ndërkombëtare të pastrimit të parave të ardhura nga veprimtari kriminale dhe e shtrirë në disa shtete.
SPAK njoftoi më 12 nentor 2021 se janë mbledhur prova se skema financiare drejtohej nga sipërmarrësi italian Francesco Zummo, djali i tij Ignazio Zummo në bashkëpunim me biznesmenin Italian Fabio Petruzzella, një shtetas zviceran me origjinë italiane Daniele Castagalli dhe Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës.
RTV ORA e Ora News siguroi dokumentin e Prokurorës së Antimafias së Palermos ku thuhet se milionat ishin për llogari të sipërmarrësit Francesco Zummo, 90 vjeç i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas e Bernardo Provenzanos e i akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.
Sipas Prokurorisë së Palermos,"SPAK shqiptar ka çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë të lidhur me pastrimin e 20 milionëve euro në Shqipëri për llogari të mafias Cosa Nostra siciliane e të sekuestruar sot nga kjo Prokurori"

