Në Tiranë: Nëna keqtrajton fëmijën e saj të mitur, tek "Kthesa e Kamzës" makina përplas 13 vjeçarin

 Një grua 38 vjeçe është denoncuar në prokurori pasi ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur. Policia thotë se ngjarja është regjistruar në banesën e tyre në rrugën “ Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Ndërkohë një fëmijë 13 vjeç është  përplasur nga një makinë tek në vendin e quajtur "Kthesa e Yzberishtit”. Ngjarja është regjistruar sot në orën 12:10.

Mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor në vendngjarje unon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.