Kultivuesit e mandarinës në Konispol të revoltuar: Informaliteti po na dëmton!

Kultivuesit e mandarinës në Konispol, shprehen të revoltuar për shkak të mungesës së konkurrencës së ndershme. Ata apelojnë institucionet që të zbresin në terren, pasi në këto kushte ato janë duke u pësuar humbje të mëdha.

Grumbulluesit e mandarinave në Xarrë dhe Mursi të Konispolit, denoncojnë konkurrencën e pandershme.

Fermerët, që paguajnë detyrimet tatimore në shtet kanë ngecur përball informalitetit të fermerëve të vegjël.

"Një nga pikat është dhe informaliteti për të cilin ne jemi mbledhur sot këtu. Në zonën e Konispolit operojnë shumë tregtarë të vendit të cilët vijnë dhe grumbullojnë mandarinat nëpër fermerë të ndryshëm duke mos pasur asnjë dokumentacion përkatës."

Qindra kultivues të mandarinës të pa regjistruar, në QKB nisin shitjen e produktit para kohe. Grumbullues nga Lushja dhe Tirana , marrin mandarinat në Konispol dhe pastaj i eksportojnë me çmim më të ulët.

"Pikat e grumbullimit nuk po fitojnë asnjë gjë sepse nuk e lë tregu vendas, tregtarët e Lushnjes apo Tiranës që vijnë marrin mandarina këtu dhe e heqin me çmim që nuk i takon mandarinës."

Të dëmtuar nga informaliteti fermerët thonë se i janë drejtuar ministrisë së Bujqësisë me kërkesa zyrtare , por përgjigje dhe zgjidhje nuk kanë marrë. Ata kërkojnë zbritjen e organeve tatimore në terren.

"Të nisin një grup pune të hetimit tatimor, mundësisht edhe të hetimit ekonomik që të bëjnë kontrollin e komplet pikave që operojnë në zonën e bashkisë Konispol."

Pas dëmtimit të vitit të kaluar nga breshëri këtë vit, fermerët dhe grumbulluesit e mandarinës po goditen nga informaliteti.

"Këta tregtarët që vijnë këtu po na dëmtojnë, e marrin mandarinën pa faturë."