Dita më e lumtur e jetës! Britney feston lirinë, pas 13 vitesh nën kontrollin e të atit

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears e ka përshkruar përfundimin e marrëveshjes ligjore, që lejonte të atin ta kontrollonte në shumë aspekte të jetës për 13 vjet si "ditën më të lumtur për të".

"Më duket se do qaj nga gëzimi", ka shkruar këngëtarja në Instagram, pasi gjykata në Los Anxhelos i dha fund kontratës, për mes të cilës  babai i Britney Speras mbante kujdestarinë e 39-vjeçares.

Më herët babai i Britney kishte deklaruar se kontrata e kujdestarisë ishte e nevojshme.

Megjithatë ai ra dakord se ka ardhur koha që e bija "të rimarrë në kontroll jetën e saj"

"Jeta e Britney ishte një rrëmujë, ajo kishte probleme fizike, emocionale, mendore dhe financiare," kanë thënë më parë avokatët që përfaqësonin Jamie Spears në dosjet e mëparshme gjyqësore.

Babai i këngëtares kishte kontroll mbi financat e  dhe vendimet e karrierës, çështje të rëndësishme personale, të tilla si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe në vendimin nëse ajo dëshironte të martohej.