'Isha trap fare', Skerdi Faria shpërthen në të qeshura kur kujton puthjen e parë

Doktori i VIP-ave, Skerdilajd Faria, CEO I KEIT Day Hospital ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku ka rrëfyer momente të ndryshme të jetës së tij për moderatoren Ester Bylyku, ndër te tjera edhe një moment gazmor gjatë puthjes së parë.

Ester Bylyku: Kur e ke dhënë puthjen e parë?

Skerdi Faria: E kam dhënë kur isha 16-vjeç

Ester Bylyku: Me gruan më duket....

Skerdi Faria: Po, dhe e kam puthur në faqe, si trap (qesh)

Ester Bylyku: S'ke faj se nuk kishte televizor, nuk kishe internet, nuk merrje vesh nga këto punë

Skerdi Faria: Asgjë. Nga turpi, nga sikleti. Unë e dija që i pëlqeja asaj dhe nga sikleti as vet se di e kam puthur në faqe, si kungull (qesh)