Noizy i bëri surprizë për ditëlindje: Doktori VIP-ave tregon sa e pagoi

Skerdi Faria, administrator i Spitalit Ditor KEIT, ka qenë së fundmi i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka folur me detaje për miqësinë e tij me reperin Noizy.

Ai është shprehur për moderatoren Ester Bylyku, se gjithçka nisi shumë vite mëparë, kur stampoi një bluzë ku shkruhej  'OTR deri në vdekje', dhe më pas Noizy e postoi.

Disa ditë më parë, kemi parë reperin të shfaqen në ditëlindjen e Skerdit, dhe doktori u shpreh se ishte surprizë.

Ester Bylyku: Tani, kjo surpriza e tij ishte me lëkë apo pa lekë? Sa e pagove Noizyn që këndoi në ditëlindjen tënde?

Skerdi Faria: Ka qenë vërtetë surprizë nga ana e miqve dhe nga Noizy. Erdhi më uroi, këndoi disa këngë dhe iku sërish në Durrës, por nuk e kemi paguar asnjë lekë.