Doktori VIP-ave rrëfen sakrificën e madhe të Noizyt: La ditëlindjen e tij për mua
Disa ditë më parë doktori i VIP-ave, Skerdi Faria, administratori i Spitalit Ditor KEIT, festoi 50-vjetorin dhe i pranishëm në festën e ditëlindjes ishte reperi Noizy.
Skerdi ka theksuar disa herë pa ndrojtje se është fans i flaktë i Noizyt, dhe reperi duket se ia ka shpërblyer Skerdit admirimin që ka për të, me anë të një surprize.
Për herë të parë në Glamour Zone, doktori VIP-ave rrëfen sakrificën që bëri Noizy për të.
Ester Bylyku: A e dije që do të vinte Noizy në ditëlindjen tënde?
Skerdi Faria: Jo, ma bënë surprizë. Madje e bukura është që në të njëjtën ditë kishte dhe Noizy ditëlindjen, unë festoja 50-vjetorin ndërsa ai 35-vjetorin. Ai bëri një sakrificë shumë të madhe për mua sepse ihte me shoqërinë e tij duke fetuar ditëlindjen në Durrës, u shkëput na atje, erdhi në Tirane tek festa ime, këndoi dy këngë dhe shkoi sërish në Durrës, tek ditëlindja e tij.