Moda, Helena Halilaj: Sa më të vjetra të jenë rrobat aq më të mira janë

Moda është e çuditshme ajo rikthehet herë pas herë , ndaj nuk thuhet kot që nuk është mirë ti hedhim të gjitha rrobat. Në studion e “Jeto me Orën” ditën e sotëm u diskutua për rikthimin e veshjeve të mamit ku edhe të ftuarat kishin ardhur të veshura me veshjet e mamave. 

Blogerja Linda Dido, pedagogia Helena Halilaj dhe blogerja Mirela Doda treguan se rrobat e vjetra nuk duhet të hidhen pasi gjithmonë ka një moment që do të rikthehen dhe do jenë tepër trend.

Blogerja Dido bëri një krahasim mjaft interesant mes rrobave të vjetra dhe verës.

“Sa më të vjetra të jenë rrobat aq më të mira, është si vera sa më e vjetër aq më e mirë” u shpreh ajo.

Madje blogerja për një moment u përlot në studio duke treguar se e veshur me rrobat e mamas së saj e cila është larguar pak muaj më parë nga jeta, ndihet sikur e ka atë pranë.

“Ndihej aromën e saj e veshur me këto rroba” u shpreh ajo e përlotur. Ndërsa pedagogia Halilaj tregoi se rikthimi i veshjeve të vjetra tregon një formë kulture të familjes dhe respekt ndaj saj.

”Rikthimin e rrobave të mamit e shoh si një lloj lidhje mes familjes një kulturë brezash, si një respekt” u shpreh pedagogia.

Blogerja Mirela Doda tregoi se me stilin e saj kur ka qenë adoleshente apo student ka qenë shumë e paragjykuar nga shoqëria.

“Jam ndjerë e paragjykuar për stilin tim pasi të gjithëve u dukej sikur vishesha me rroba grash dhe më thoshin gjithmonë pse vishesh si grua. Por unë vishem ashtu siç unë ndihem mirë me veten” përfundoi Doda.