La inxhinierinë për qëndisjen, Arjeta Karagjozi: Më paragjykuan
Punimet artizanale në qëndisje apo grep janë traditat e hershme të shqiptarëve që i kanë rezistuar çdo kohe. Ato përdoren nga vajzat dhe gratë në të gjitha krahinë e Shqipërisë.
Në ditët e sotme kjo traditë nuk ka humbur shumë gra dhe vajza e çojnë përpara madje duke e pasuruar edhe më tepër. Si një traditë e bukur e cila është vënë tek shqiptarët jo vetëm si pasion por edhe si domosdoshmëri për të pasur në shtëpitë tona punime të ndryshme artizanale në qëndisje të pëlhurave, por edhe në veshje.
Tre qëndistare nga kryeqyteti të apasionuara pas qëndisjes rrëfyen si e zhvilluan këtë pasion që u kthye në profesion. Majlinda Xhemrishi 56 vjeç edhe pse me profesionin ekonomiste ka 6 vite që punon si qëndistare, punimet e saj i publikon në rrjetet sociale aty ku edhe merr porosit e klientëve të saj.
"Fillova të qëndis në moshë të vogël, e kam mësuar nga mamaja, gjyshja fillimisht qëndisnim në thasë"- u shpreh ajo
Ndërsa Olta Kuke dikur mësuese sot qëndistare prej tre vitesh është lidhur me një dyqan në qytetin e Gjirokastrës ku shet punimet e saj.
Ushqimet e vjeshtës, çfarë duhet të hamë
11 Nëntor, 19:17
Ndërsa Arjeta Karagjozi më e reja e panelit vetëm 24 vjeç tha se e nisi këtë punë duke krijuar detaje në bluza e saj. Profesioni i saj është inxhiniere agrare për hortikukturë por tashmë ka vendosur që të bëj një ndërthurje të profesionit me qëndisjen duke përfshirë lulet e thata në punimet e saj.
"Unë studioja inxhinieri ,por kisha pasion qëndisjen ,dhe sot unë e lashë inxhinierinë për qëndisjen"- u shpreh ajo

