Miss Globe 2021 nga Filipine: Më pëlqen Shqipëria është vend i pastër

Javën e kaluar (5 nëntor), bukuroshja  nga Filipine, Maureen Montagne mori  kurorën e "The Miss Globe 2021"  gjatë një spektakli të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

28-vjeçarja u shpreh në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se i pëlqen shumë vendi ynë.

Megjithatë ajo pranon se nuk kishte dëgjuar më parë për Shqipërinë, por në momentin që erdhi "ra në dashuri" më vendin tonë.

"Më pëlqen Shqipëria. Është vend i bukur dhe i pastër. Me grupin e miseve nga e gjithë bota kemi vizituar vende të bukura në të gjithë Shqipërinë. Kemi vizituar Beratin, kalanë e Elbasanit dhe Vlorën. Do i rekomandoja miqve të mi, ta vizitojnë Shqipërinë", u shpreh Miss Globe.

Miss Globe 2021 nga Filipine: Më pëlqen Shqipëria është

Ndër të tjera, Miss Globe tha se brendësia është ajo çka e dallon njeriun, dhe se sot njeriu duhet të jetë më shumë se i bukur.

"Ditët e sotme duhet të jesh më shumë se e bukur. Ajo që të dallon nga të tjerët është ajo që ti përfaqëson. Sot bukuria blihet, nëpërmjet produkteve kozmetike. Në të ardhme dua të bëhem mama, të kem një familje të madhe të konsoliduar. Ëndrrat e mia janë bërë realitete, e kam kërkuar këtë gjë për ditëlindjen time", tha Miss Globe në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Në këtë konkursin e bukurisë  të "Miss Globe"  morën pjesë 50 vajza, që përfaqësonin secila vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Lea Islamaj. Ndërsa Kosova u përfaqësua nga Ardiana Gashi./Ora News/