Një meksikane që qëndis në Shqipëri: Vajzat këtu e pëlqejnë shumë modën
Cynthia Vargas është një artsite nga Meksika, që jeton në Shqipëri prej 2 vitesh. Ajo krijon produkte të punuara në dorë nëpërmjet qëndisjes me grep dhe shtiza.
Meksikania thotë se ishte dashuria ajo që e solli atë në Shqipëri.
"Në Shqipëri erdha për pushime në fillim. Ishte dashuria që më solli këtu. Kam hapur një biznes këtu. Gjithmonë e kam pasur pasion qëndisjen", tha Cynthia në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora
Meksikania thotë se vajzat shqiptare e duan shumë modën dhe se produktet e saj kërkohen nga publiku.
"Kam filluar para 10 vitesh të punoj me grep dhe shtiza. Kur isha e vogël shikoja mamin, që punonte me shtiza. Kam parë që në Shqipëria të rejat shqiptare i ndjekin shumë trendet, e pëlqejnë modën dhe kërkojnë rroba të bukura, me ngjyra. Në Meksikë punoja në lokal me shtiza, ndërsa këtu gratë qëndisin edhe në rrugë. Këtu shiten më lirë rrobat. Këtu gocat e duan shumë trendin", tha meksikania./Ora News/
Austria pritet të izolojë personat e pavaksinuar kundër Covid-19
12 Nëntor, 09:4

