Foto/ Çifti mbretëror në mbrëmjen Gala më të dashuruar se kurrë, Meghan: Jam krenare për burrin tim

“Gjithmonë ndihem krenare për burrin tim”, kështu u shpreh Meghan Markle teksa u shfaq për dore me bashkëshortin e saj, Princin Harry, në tapetin e kuq të Gala-së “Përshëndetje për Lirinë” që u mbajt në Nju Jork, në prag të Ditës së Veteranëve.

Dukesha e Sussex-it kishte veshur një fustan të kuq mbretëror me një dekolte të hapur. Ndërsa te Duka ra në sy lulëkuqja e purpurt e fiksuar në xhaketën e tij, një simbol që britanikët e kanë mbajtur që nga viti 1921 për të nderuar “Ditën e Përkujtimit”.

Foto/ Çifti mbretëror në mbrëmjen Gala më të

Princi Harry, i cili shërbeu në ushtrinë britanike për 10 vjet, u dha pesë ushtarakëve Çmimin e guximit. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre.

"Siç e shohin shumë prej nesh, shërbimi nuk bëhet me zë të lartë. Shërbimi ndodh në qetësi dhe kur njerëzit nuk shohin," tha ai. "Ka të bëjë me atë se si ne kujdesemi për njëri-tjetrin çdo ditë. Ka të bëjë me shoqërinë që ndajmë ... të qeshurat, rehatinë, dhimbjen dhe sfidën."

Foto/ Çifti mbretëror në mbrëmjen Gala më të

Ai shtoi se sa i rëndësishëm është kujdesi për shëndetin mendor për veteranët.

"Ju keni përjetuar, parë dhe kryer detyra që pakkush është dashur t'i bëjë - megjithëse krizat që ne po përjetojmë si komunitete nuk ndjehen vetëm nga ata në botën ushtarake, por nga të gjithë," tha ai. "Megjithatë, ju jeni pjesë e një lidhjeje të përjetshme. Ju jeni pjesë e ekipit të skuadrave."

Çifti ka bërë më pak paraqitje publike që kur u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore dhe u transferuan në Shtetet e Bashkuara në 2020. Në shtator, ata u shfaqën në “Global Citizen” në Central Park të Nju Jorkut për të folur për rëndësinë e barazisë për marrjen e vaksinës Covid-19./Ora News/