E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë brenda makinës së tij 24-vjeçari, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 09:54
Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij në Tiranë.
Policia bën me dije është gjetur pa shenja dhune, i pajetë në mjetin e tij shtetasi J. C, 24 vjeç. Trupi i tij u konstatua ditën e djeshme, 11 nëntor në rrugën “Muhamet Gjollesha.”
Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Policia dhe grupi hetimor po heton për zbulimin e shkaqeve.
