Bashkia nxiton të hakmerret, Veliaj shfrytëzon çdo moment për të "nxjerrë dhëmbët"
Në mënyrë qesharake dhe të paprecedent bashkia e Tiranës tenton të bllokojë llogaritë e televizionit Ora. Madje edhe kur shlyhen detyrimet, institucioni i drejtuar nga Erjon Veliaj ngatërron televizionin me një floktore.
Bashkia e Tiranës nuk e harron për asnjë moment Radio Televizionin Ora dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për lajmet.
Madje duke pritur në çdo moment për të vepruar dhe për tu hakmarrë sfrytëzohet çdo detaj dhe lëvizje e mundshme.
Lali Eri duket se nuk vë në veprim vetëm grupin e ngushtë, por lëviz të gjithë strukturat e mundshme.
Në mënyrë skandaloze llogaritë bankare të televizionit Rtv Ora janë bllokuar me kërkesë të Bashkisë dhe një pjesë vazhdon të qëndrojnë në mënyrë të paligjshme si të tilla.
Gjithçka ka nisur për shkak të një vonese të pagesës së taksave vendore. Deri këtu veprimi është i ligjshëm dhe nuk ka asnjë problem, por Lali nuk mund të mos e shfrytëzonte dhe vendosi të bllokojë llogaritë e televizioneve.
Por problemi mbetet se edhe kur biznesi bën pagesat, Bashkia që pretendon se ka tagrin e së vërtetës bën sikur nuk kupton.
Televizioni ka shlyer pas marrjes së njoftimit të gjithë detyrimin, dhe këtë e tregon shkresa e firmosur dhe e vulosur.
Por sërish nëse e shikojmë përciptas gjithçka është në rregull. Por mungon një detaj, qëllimisht apo jo NIPTI i vendosur në këtë shkresë nuk është i televizionit Ora, por rezulton të jetë i një floktoreje, për të cilën shprehim respektin më të madh.
Sigurisht që kjo shkresë rezulton e pavlefshme nga bankat te të cilat Bashkia e Erion Veliajt ka lëshuar urdhrin e bllokimit ndaj dhe duhet që në mënyrë urgjente Veliaj të veprojë për të korrigjuar situatën dhe për të lejuar Televizionin të kryejë normalisht veprimtarinë.
Por po ashtu veprime të tilla nuk na shqetësojnë dhe vetëm sa na bëjnë të qeshim, për krijime kaq banale dhe goditje të ulëta.
